11:10 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi uron mësuesit për 7 marsin, shpreh konsideratë të lartë për punën e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci me rastin e ditës së Mësusesit, ka uruar të gjithë personelit arsimor, duke shprehur konsiferatë të lartë për punën e tyre.
Thaci ka kujtuar këtë ditë me respekt dhe nderim për kultivimin dhe edkumin e brezave me vlera shkencore, kulturore e humanitare, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i tij:

Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare. Gjithë personelit arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe i shpreh urimet më të mira dhe konsideratën e lartë për punën e tyre. HTH/Indeksonline/