16:27 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Vendimet e dy qeverive janë hap tjetër drejt arritjes së synimeve tona strategjike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar mbledhjen e sotme të dy qeverive të mbajtur në Pejë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se këto mbledhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërnë.

Thaçi përmes këtij postimi ka thënë se vendimet të cilat janë marr në mbledhjen e sotme janë një hap drejtë arritjes së synimeve strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.