17:53 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Vizita e delegacionit të sotëm, i dha kuptim rrugës sonë drejt BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka komentuar vizitën e delegacionit të lartë të Bashkimit Evropian.

Në një postim në Facebook, Thaci ka shkruar se vizita është dëshmi e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i plotë i Thacit:

Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e cila është e para e një presidenti evropian në Kosovë, është dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës dhe shënon një fillim të ri në marrëdhëniet tona.

Kjo vizitë i dha kuptim të plotë dhe mbështetje të palëkundur përpjekjeve tona dhe të qytetarëve tanë për të bërë hapa të shpejt dhe të vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. HTH /Indeksonline/

Temat: