10:49 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Vonesa e demarkimit të kufijve me Serbinë e dëmshme për dy shtetet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në konferencën për media në lidhje me bisedimet në nivel presidentësh, është pyetur edhe për demarkimin e kufijve me Serbinë.

Sipas tij, Kosova deri më tash ka dhënë shembull të mirë kur vije puna te dermarkimi i kufijve me vendet fqinje, por me Serbinë një proces i tillë nuk do të jetë i lehtë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se vonesa në demarkimin e kufijve është negative për të dyja vendet, si Kosovën ashtu edhe Serbinë. Por që një proces kaq i ndjeshëm është i vështirë edhe pse një çështje e tillë do të jetë në tavolinë gjatë bisedimeve.

Se integriteti territorial i Kosovës do të ruhet, e ka cekur edhe më tej presidenti Thaçi. Ai ka theksuar se veriu është pjesë e Kosovës  dhe për këtë nuk do të diskutohet.

Më poshtë gjeni një pjesë të përgjigjes së tij:

Sa i përket ridizajnimit të kufijve, unë nuk jam shumë i qartë jo rasisisht është bërë demarkacioni. Ne kemi pas probleme të theksuara edhe më herët, por me Maqedoninë e kemi kry mirë me mbështetjen ndërkombëtare, ashtu si me Malin e Zi.

Kosova me këtë ka dhënë shembull para botës, por duhet të kemi parasysh edhe diçka se bota nuk do të na pret. Gjërat po lëvizin shpejt edhe vendet e Ballkanit Perëndimor po lëvizin shpejt, shikoni marrëveshjen e fundit mes Greqisë dhe Maqedonisë, pra marrëveshjet në rajon po arrihen mes vendeve që kanë pasur çështje të hapura, edhe Shqipëria me Greqinë.

Tash, i tërë fokusi i BE-së është që të mbështesin këtë proces sa i përket organizimit, statuqoues apo edhe raportit të ngrirë, Kosovë – Serbi. Kjo vonesë është pengesë për të dy vendet, Serbia nuk është e interesuar për NATO kurse për ne është jetike të lëvizim më shpejt.

Këtë rifokusim ne duhet ta shfrytëzojmë, sepse një problematik kur injorohet atëherë gjërat mund të keqësohen. Unë nuk jam i interesuar për konflikt me Serbin por për paqe, për këtë arsye gjërat duhet t’i marim në mënyrë racionale e as me tone nacionaliste e veprime popullsite.

E theksova çështja e kufirit do të jetë në tavolinë,ne duhet ta konsolidojmë shtetin por ky proces duhet të kryhet mirë sepse askush nuk është i interesuar me dëmtu Kosovën. Por duket të kemi parasysh se Kosova dhe Serbia kufi shtetëror nuk kanë pas kurrë, por tash kemi ekspert por që duhet të jenë edhe përqafësuesit ndërkombëtarë. Dhe kam besim të plotë në ekspertizën e tyre profesionale.

Temat: