14:55 / E Enjte, 11 Janar 2018

Thaçit i vjen mirë që ndryshohet logoja e 10 vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se i vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë.

“Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për medaljen presidenciale jubilare” ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i Thaçit:

Më vjen mirë që këshilli organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për medaljen presidenciale jubilare. Kosova10