75 Mall Live Search
13:07 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

The Sun: Këto janë 5 arsyet pse Chelsea mund ta fitoj titullin

Premierliga angleze ka më shumë se një muaj që ka filluar dhe tabela ka filluar të marrë formë.

Nga kandidatët për titull, Chelsea ka befasuar më së shumti duke fituar pesë ndeshjet e para. Nga kjo formë e treguar në fillim, Chelsea duket se mund të fitoj titullin këtë sezon. Prestigjiozja britanike “The Sun”, ka listuar pesë arsye në të cilat mbështetën se klubi nga londinez mund ta fitoj titullin, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë ju sjellim 5 prej tyre:

S’ka pritshmëri

Ndoshta arsyeja më e madhe është se nuk ka asnjë pritshmëri tek menaxheri dhe lojtarët për të fituar ligën. Pasi nuk arritën të futeshin në top katërshe, ky sezon i Chelseas mund të quhet sezon i rindërtimit.

Kjo pasi që kemi ndërrim të stilit, menaxheri i ri dhe lojtarët e rijnë dhe merr kohë deri në adaptim të tyre. Shembull kemi Jurgen Klopp, Guardiolan dhe Pochetinon.

Viti i parë i italianëve

Futbolli ka një mënyrë të çuditshme të përsëritjeve të cikleve. Ne i kemi parë trajnerët italian duke fituar Premier Ligën në sezonin e tyre të parë. Rasti i fundit është Antoni Conte.

Kompeticionet evropiane

Për disa ekipe, mos pjesëmarrja në “Ligën e Kampionëve” është problem por për Chelsean duket se është vetëm një ndihmesë. Në fazat e para të kompeticionit Europa League, Sarri mund të ju jap hapësirë lojtarëve që kanë pak minuta në Premier Ligë dhe duke pushuar lojtarët kryesorë. Këtë e pamë edhe në ndeshjen kundër Paok, ku Hazard pushoj.

Kundërshtarët

Duke parë startin e dobët të Manchester United, Arsenal dhe Tottenham, kundërshtarët e vetëm priten të jenë Liverpool dhe Manchester City për ekipin londinez.

Eden Hazard

Belgu është lojtari kryesor i ekipit të Sarrit. Vitin e kaluar nën drejtimin e Contes kemi parë një Hazard të pa motivuar. E kundërta po ndodh këtë sezon. Hazard jo vetëm në organizimin e lojës por në fillim të këtij sezoni e kemi parë duke shënuar gola./Indeksonline/