75 Mall Live Search
16:44 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Therret me thikë e mitura në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Para dy dite një vajzë e moshës së mitur është therur me thikë nga një person i dyshuar po ashtu i moshës së mitur në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

“Ferizaj 23.08.2018 – 20:00. Është raportuar se viktima moshë e mitur mashkull K/ashkali, në rrethana ende të panjohura është therur me thikë nga i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marr tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas  intervistimit me urdhër të Prokurorit, është liruar, kurse rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.