23:40 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thibaut Courtois ”revoltohet” me Chelsean, bën këtë veprim të pahijshëm

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, i cili ka qenë i lidhur me një kalim në Real Madrid, nuk është paraqitur në stërvitje te klubi anglez gjatë ditës së sotme.

Dhe kuptohet se ”Të Kaltërit” nuk e dinë se kur reprezentuesi belg do të rikthehet në stërvitje, shkruan IndeksOnline.

Courtois është lojtar i Chelseat që nga viti 2011, kur ai u transferua nga Genk dhe më pas u huazua në Atletico Madrid.

Anësori i Chelseat, gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin, por ai u paraqitë në stërvitje me skuadrën sot.

Courtois ka bërë 154 paraqitje për Chelsean, duke mbajtur 58 paraqitje dhe duke pësuar 152 gola./IndeksOnline/