14:40 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thierry Henry, bëhet trajner i kësaj skuadre

Thierry Henry është emëruar si trajner i klubit amerikan, Montreal Impact.

Ish- sulmuesi i Arsenalit ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit për një sezon tjetër, pas një fillimi të pasuksesshëm në krye të Monakos, i cili përfundoi në janar.

Henry e përfundoi karrierën e tij në MLS, duke shënuar 51 gola në 122 paraqitje për New Bull Red Bulls.

Ai vlerësohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij dhe shënoi 228 gola për Arsenalin që të bëhet golashënuesi i tyre më i mirë. /IndeksOnline/