15:53 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / B O

Thyhet rekordi, makina arrin shpejtësinë 412 km/h, ja pamjet e testimit

RIMAC Nevera arriti një shpejtësi maksimale prej 412 km/h, që e bën atë makinën më të shpejtë të prodhimit elektrik në botë, njoftoi Rimac Automobili. Shpejtësia është testuar në në pistën e Automotive Testing Papenburg në Gjermani, me dy drejtime 4 kilometërshe.

Në timon ishte Miroslav Zrnčević, drejtuesi kryesor i testimit dhe zhvillimit të kompanisë, shkruan Indeksonline.

Duke dalë nga pjesa ovale e pistës nga pjerrësia, duke udhëtuar me rreth 250 km/h, Miroslav lëshoi ​​fuqinë e plotë të Nevera-s për të arritur një shpejtësi prej 412 km/h – saktësisht siç ishte simuluar në fillimin e projektit të kompanisë.

Shpejtësia e arritur e bën Nevera makinën elektrike më të shpejtë të prodhimit dhe është shpejtësia më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë në pistën e Automotive Testing Papenburg.

Shpejtësia u mat duke përdorur Racelogic V-Box, një pajisje matës me precizion të lartë të bazuar në GPS./Indeksonline/