20:10 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e “vërsulen”  Ronaldos në ndeshjen miqësore (Video)

Juventusi ka zhvilluar një ndeshje miqësore në mes të skuadrës së parë dhe rezervistëve.

Kjo ndeshje u zhvillua në fshatin Villa Perosa, në një fortesë të familjes Agnelli, shkruan indeksonline.

Ndeshja kishte interesim të madh edhe për faktin se debutoi Ronaldo i cili edhe arriti të shënoj.

Në minutën e 72-të të ndeshjes, tifozët ja mësynë stadiumit ku u bllokua ndeshja për disa çaste.

Edhe pse pati tollovi të madhe në fushë, fatmirësisht gjithçka përfundoi pa incidente. /IndeksOnline/