20:31 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tifozët rendisin mesfushorët e Premier Ligës nga lojtarë të ‘klasit botëror’ në ‘jo futbollistë’

Kush është mesfushori më i mirë në Premier Ligë për momentin?

Bernardo Silva i Manchester Cityt, ishte fantastik sezonin e kaluar me Cityzens.

24-vjeçari gjithashtu fitoi Ligën e UEFA-s me Portugalinë në qershor dhe u emërua lojtar i turneut përpara Cristiano Ronaldos.

Sidoqoftë, nëse flasim për mesfushorin më të mirë në Premierligë, Kevin De Bruyne ka shumë mundësi të dalë në krye.

Dëmtimet treguan efektin e tyre tek belgu, përgjatë sezonit 2018/19, por kur ai është në formë të lartë, askush nuk është më i mirë – ndoshta edhe në Evropë.

Liverpooli është klubi i vetëm që mund të konkurrojë me anën e Pep Guardiola kur është fjala për mbajtjen dhe fitimin e posedimit.

Georginio Wijnaldum, Jordan Henderson dhe Fabinho treguan klasin e tyre sezonin e kaluar, edhe pse Reds kanë Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner dhe Naby Keita.

Tek Man Utd është Pogba, tek Chelsea është N’Golo Kante, tek Arsenal është Mesut Ozil dhe Tottenham është Christian Eriksen.

Një tifoz është përpjekur të rendit mesfushorët e Premier League në kategori që shkojnë nga ‘klasit botëror’ në ‘jo futbollistë’.

Lojtarë të klasit botëror: Bernardo Silva, Kevin De Bruyne, Fernandinho

Lojtarë shumë të mirë: David Silva, Paul Pogba, Christian Eriksen, Fabinho

Lojtarë të mirë: Gylfi Sigurdsson, Moussa Sissoko, Mesut Ozil, N’Golo Kante, Tielians Ti, Naby Keita, Ruben Neves, Wilfred Ndidi

Lojtarë mesatar: Lucas Torreira, Declan Rice, Aaron Moo (i zbritur), Ilkay Gundogan, Ruben Loftus-Cheek, Jorginho, Jordan Henderson, James Maddison, Idrissa Gueye, Phil Foden, James Milner, Adboulaye Doucoure, Dele Alli, Georginio Wijnaldum, Victor Wanyama , Andre Gomes, Luka Milivojeviç

Plehra: Scott McTominay, Nathaniel Chalobah, Tom Davies, Sean Longstaff, Matteo Guendouzi, Mark Noble, Joao Moutinho, James McArthur, Fred, Ross Barkley, Mateo Kovacic, Manuel Lanzini, Ander Herrera , Mohamed Elneny, Harry Winks, Granit Xhaka

Jo futbollistë: Jonjo Shelvey, Jesse Lingard. /IndeksOnline/