18:26 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Tifozi i “Djajve të Kuq” bën tatuazh emrin e “kikserit” Karius! (Foto)

Një tifoz i Manchester Unitedit ka bërë një tatuazh, duke shkruar emrin e portierit, Karius.

Loris Karius bëri dy gabime trashanike në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli u mposht 1 me 3 ndaj Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Kjo humbje e Liverpoolit i ka gëzuar tej mase tifozët e Manchester Unitedit.

Madje për ta treguar këtë ndjenjë, një tifoz i “Djajve të Kuq” ka bërë tatuazh emrin e portierit 24-vjeçar.

“Karius është një legjendë. 26-05-2018”, ka shkruar në tatuazh tifozi i Unitedit.

Gjermani pranoi dy gola amaterski nga Gareth Bale dhe Karim Benzema. Kujtojmë që Karius u transferua në Liverpool nga Mainzi në vitin 2016./IndeksOnline/