12:57 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tifozi ndërpret stërvitjen e Boca Juniors – veprimi i Tevez nuk do fjalë

Ata që hyjnë në fusha futbolli normalisht e gjejnë veten të larguar para se të mund të afrohen më pranë lojtarëve, por një tifoz i Boca Juniors arriti të shmangë atë në sajë të një prej heronjve të tij.

Pala argjentinase po zhvillonte një seancë trajnimi të hapur kur njëri prej tifozëve të tyre hyri në fushë dhe u nis drejt skuadrës, transmeton IndeksOnline.

Ai u rrëzua shpejt në tokë nga policia, por më pas Carlos Tevez, ish-lojtari i Manchester United dhe Manchester City dhe tani një nga lojtarët më të mirë të Boca, erdhi në shpëtim.

Tevez e kapi atë, e afroi tek shokët e tij të ekipit dhe madje i dha fanellën e tij të stërvitjes.

Boca Juniors po përgatiet për ndeshjën e dytë në Copa Libertadores kundër River Plate që zhvillohet të shtunën.

Temat: