21:02 / E Martë, 24 Gusht 2021 / A. A

Tinejxheri kosovar Adrion Pajaziti debuton me Fulhamin

24 gushti do të jetë ditë e paharruar për futbollistin kosovar Adrion Pajaziti.

18 vjeçari ka debutuar me ekipin anglez Fulham në kuadër të Kupës së Ligës kundër Birminghamit.

Pajaziti luan në pozitën e mesfushorit qëndror dhe është produkt i akademisë së Fulhamit.

Ai është ftuar te Kosova U21 për ndeshjen kundër Anglisë U21 që zhvillohet në shtator.

/Indeksonline/