20:45 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tiranë/ Erdhi me probleme të rënda në rrugët e frymëmarrjes, ndërron jetë 45-vjeçari

Ka ndërruar jetë 45-vjeçari nga Skrapari i cili u soll ditën e sotme në Tiranë për shkak të problemeve të rënda me rrugët e frymëmarrjes.

45-vjeçari fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Beratit ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë, për ekzaminim por që humbi betejën me jetën.