08:56 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Toni Kroos nuk i pasonte bashkëlojtarit të tij sepse ‘nuk i besonte’

Një detaj i pabesueshëm ka dalë pas eliminimit të Gjermanisë në Kupën e Botës.

‘Die Mannschaft’ nuk ishin as afër asaj që jemi mësuar t’i shohim në kampionatet paraprake.

Martyn Ziegler, gazetari sportiv i The Times, deklaroi se Toni Kroos nuk dëshironte t’ia pasonte topin mbrojtësit me Marvin Plattenhard në ndeshjën ndaj Meksikës, transmeton IndeksOnline.

Në raportin më të thellë, i titulluar “Arrogant, dorështrënguar, i ndarë” thuhet se Kroos nuki besonte mbrojtësit të Hertha Berlinit, i cili po bënte vetëm paraqitjen e tij të shtatë për vendin e tij dhe debutoi në këtë Botëror.

Marvin Plattenhardt (Germany, l.) wartet auf die Ecke von Toni Kroos (Germany, r.). GES/ Fussball/ WM Qualifikation: Nordirland – Germany, 05.10.2017 …

“Sipas sugjerimeve Kroos shmangte pasimet në të majtën e Plattenhardit të papërvoj, sepse ai nuk i besonte atij” shkruan Ziegler.

26-vjeçari me të vërtetë nuk e bëri detyrën sic duhet, duke prekur topin vetëm 31 herë. Ai humbi vendin e tij te Jonas Hector për dy ndeshjet e mbetura.

Një tjetër histori negative vjen nga gazeta Bild, e cila thotë se ka pasur mosmarrëveshje midis skuadrës, e cila thuhet se u nda në dy klika./IndeksOnline/