15:58 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Toni Kroosit nuk po i pëlqen pozita ku po e vendos Lopetegui 

Real Madrid po shfaqë një tjetër fytyrë këtë sezon në krahasim me të kaluarin. Trajneri i ri Julen Lopetegui e ka filluar në mënyrë të keqe te “mbretërit”.

Tifozët e kanë kritikuar shumë taktikat e trajnerit spanjoll. Kundër këtyre taktikave ka dal edhe mesfushori Toni Kroos, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për Standard Sport ai ka folur për gjendjen e Real Madrid dhe për pozitën ku po luan në këtë sezon.

“Është një sfidë për të ndryshuar këtë situatë. Ne kemi treguar se mund ta bëjmë. Gjithmonë kemi pasur faza si këto. Nuk më brengos mua.” tha Kroos.

“Më pëlqen të luaj më i tërhequr por unë nuk jam Casemiro” përfundoj mesfushori gjerman./Indeksonline/

Temat: