75 Mall Live Search
13:10 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Top golashënuesi befasues i Real Madridit para ”El Clasico-s”

Real Madridi është me një top golashënues befasues para ”El Clasico-s”. Marcelo është top golashënuesi aktual i ”Los Blancos” para ndeshjes me Barcelonës.

Tetë orë dhe një minut ishte ecuria e Real Madridit pa gol para se braziliani ta thyente tabunë ndaj Levantes, edhe pse ky gol nuk i mjaftoi shumë skuadrës së tij.

Pavarsisht këtij goli, Levante me dy gola arriti ta mposhtë Real Madridin në kuadër të La Ligas fundjavën e kaluar.

Tre ditë vonë, Marcelo u rikthye sërish në fushën e lojës, dhe sërish në ”Santiago Bernabeu”, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

Ndaj Viktoria Plzen, Karim Benzema ia dha skuadrës së tij epërsinë para se Marcelo të shënonte për 2-0, kësaj radhe me këmbën e tij të majtë pas asitimit të Gareth Bale.

Mbrojtësi i majtë mposhti mjaft mirë portierin me një goditje delikate, dhe kjo ishte fitorja e parë e Realit pas gjashtë ndeshjeve.

Ashtu si Lopetegui e konfirmoi dje në konferencën për shtyp, Marcelo do të jetë pjesë e skuadrës sot në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Kriza për një top golashënues efikas ka bërë që Marcelo ta marrë këtë rol. Nuk është e panjohur për të të shënojë në ”Camp Nou”, pasi ai e kishte bërë këtë edhe në sezonin, 2010/11 në Champions League./IndeksOnline/

Video thumbnail