15:38 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Top yjet që ende nuk kanë luajtur asnjë minut në Botëror

Kampionati Botëror që po mbahet në Rusi është përcjellur me shumë befasi pasi që shumë yje të futbollit nuk janë ftuar fare në këtë eveniment.

Por, shumë yje edhe pasi kanë marrë ftesën nuk kanë shijuar ende asnjë minut në këtë Botëror.

Federico Fazio ishte i pazavëndësueshem te Roma, por në Argjentinë nuk e di ende se çka është fusha.

E njëjta situatë është edhe me Marquinhos që nuk ka ende asnjë minut lojë me Brazilin.

Saul Niguez është yll i madh te Atletico, por deri më tani i parëndësishëm te Spanja.

Braziliani Fred u ble më shumë se 50 milionë euro nga Manchester United, por ende s’ka luajtur asnjë minut të vetme në Botëror me Brazilin.

Ter Stegen është kthyer në shtëpi pa e ditur se çfarë është të luash fare në një eveniment kaq të madh.

Të njëjtin fat deri më tani e ka edhe Aziplicueta./Indeksonline/