14:43 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Torres dhe Iniesta debutojnë në Japoni, Berisha në stol (Foto)

Fernando Torres dhe Andres Iniesta kanë debutuar për klubet e tyre nga Japonia. 

Torres luajti 40 minuta, pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 50’të, ku skuadra e tij Sagan Tosu u mposht minimalisht 0 me 1 ndaj Vegalta, shkruan IndeksOnline.

Debutim i keq ishte edhe për ish-lojtarin e Barcelonës, Iniesta i cili luajti vetëm 30’të minuta në humbjen e klubit të tij Kobe, 0 me 3 ndaj Shonan.

Në anën tjetër, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha nuk arriti të debutonte, pasi trajneri i tij, Jofuku nuk e inkuadroi në lojë, në barazimin Hiroshima 0-0 Nagoya.

Kujtojmë që tre futbollistët e lartpërmendur iu bashkuan klubeve japoneze gjatë muajit qershor./IndeksOnline/