13:01 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Torres i bën “be” Griezmanit të qëndroj në Atletico

Fernando Torres i është lutur Antoine Griezmann për të qëndruar në Atletico Madrid këtë sezon.

Griezmann ishte destinuar të largohej verën e kaluar, përpara se të shlyente mundësinë të bashkohej me Manchester United.

Por e ardhmja e Griezmann është edhe një herë në pikëpyetje, me interesin e United që nuk është larguar plotësisht dhe Barcelona po bën tani lëvizje për të siguruar golashënuesin më të mirë të Euro 2016.

Klubi i Madridit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA pasi presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu u takua me familjen Griezmann për të diskutuar një transferim. /IndeksOnline/