21:53 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tottenham – Man City, përfundon pjesa e parë në ”Wembley”

Ndeshja e fundit për javën e dhjetë po zhvillohet në ”Wembley” mes kampionit aktual, Man Cityt dhe Tottenhamit.

Gjendja e stadiumit në fjalë është katastrofale pasi mbrëmë u zhvillua një ndeshje e NFL.

Por, kjo nuk e ka ndalur Manchester Cityn të dominojë dhe të jetë në avantazh, transmeton IndeksOnline.

Riyad Mahrez e shënoi golin e epërsisë për Man Cityn në këtë fraksion në minutën e 6-të.

Pas këtij goli, Mahrez ngriti duart drejt qiellit duke ia dedikuar këtë presidentit tashmë të ndjerë të Leicester Cityt.

Vichai ndërroi jetën në fundjavë pas aksidentit fatal me helikopterin e tij privat./IndeksOnline/

Temat: