08:49 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tottenham nën hetime për shkak të bananes së hedhur kundër Aubameyang

Një tifoz i Tottenham u arrestua për hedhjes së bananes te lojtari i Arsenalit, Pierre Aubameyang.

Aubameyang shënoi golin e parë nga dy gola në takim dhe kamerat regjistruan se ai u qëllua me objekte të ndryshme, mes të tjerave edhe me banane.

Policia ka arrestuar shtatë persona lidhur për shkak të prishjes së rendit publik, dy prej të cilëve janë të Arsenalit.

Tottenham ka dënuar sjelljet e tilla, duke thënë se tifozit që hodhi banane do t’i ndalohet hyrja në stadium.