11:38 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Tottenham pranë marrëveshjes me Sessegnon

Pas kursimeve në dy merkato, Tottenham ka vendosur të investojë.

Klubi është përpara ndeshjes historike të 1 qershorit, ku do të përballet me Liverpoolin në Madridit për të diskutuar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail” Pochettino është bindur nga aftësitë e 18 vjeçarit të Fulhamit, Ryan Sessegnon.

Anglezi luan si anësor i majtë dhe pritet të marrë minuta të rëndësishme sezonin e ardhshëm. Marrëveshja është pranë dhe 18 vjeçari që ka regjistruar 35 paraqitje në këtë sezon pritet të vishet me fanellën e klubit nga Londra. /IndeksOnline/