09:15 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tottenhami më në fund e fiton një titull – dhe është befasi

Tottenhami është konfirmuar si kampion i International Champions Cup për vitin 2018 në mbrëmjen e së shtunës, transmeton IndeksOnline.

Spurs, skuadër e cila mposhti Romën, 4-1 dhe Milanin, 1-0 në korrik, është shpallur kampion pas fitores, 1-0 të Interit ndaj Tottenhamit mbrëmë në ndeshjen e fundit.

Interi kishte nevojë për një fitore me 4 gola avantazh mbrëmë për ta arritur vendin e parë, por pas fitores, 1-0 u renditë në vendin e tretë pas Borussia Dortmundit për shkak të gol-diferencës.

Tottenham won the 2018 International Champions Cup after a successful summer in the US

Spurs luajti pa disa nga yjet kryesor këtë verë për shkak të angazhimeve të lojtarëve kryesor me Kombëtaret e tyre në Kupën e Botës, teksa Lucas Moura dhe Fernando Llorente ishin të rregulltë në ICC.

18 skuadrat e përfshira në këtë kompeticion i zhvilluan nga 3 ndeshje, ku 3 pikë jepeshin për fitoren brenda 90 minutave, 2 pikë për fitoren pas penalltive dhe 1 pikë për humbjen në ekzekutimin e penalltive.

Spurs finished top of the 18-team league, with Arsenal in fourth and Barcelona rock bottom

Arsenali dhe Liverpooli e përfunduan garën në fjalë në vendin e katërt, respektivisht në vendin e pestë, teksa Chelsea në vendin e tetë dhe Man Unitedi një vend më poshtë. Man City në vendin e 14-t, derisa Barcelona u renditë e fundit.

Përmes një postimi në Twitter, organizatorët e International Champions Cup e uruan Tottenhamin për triumfin në këtë kompeticion.

Ky ishte edicioni i gjashtë i ICC, ku Barcelona, PSG (dy herë), Manchester Unitedi dhe Real Mdridi kanë qenë fituesit paraprak./IndeksOnline/

They thrashed Roma 4-1 with Fernando Llorente (right) and Lucas Moura both bagging braces