16:02 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Totti: Nuk doja të pensionohesha, Spalleti më shtyu më së shumti

Legjenda e Romës ka dhënë një intervistë të gjatë këtë të premte për “Il Venerdì di Repubblica”, ku flet për lamtumirën e tij nga futbolli, goditjen e qëllimshme ndaj Balotellit dhe shumë gjëra tjera.

“Nuk ishte mendimi im, por diçka e dëshiruar nga shoqëria. Është hija e vetme që është krijuar midis meje dhe Romës. Sepse një gjë është që të vendosësh me kokën tënde dhe një tjetër për të marrë shtysë nga të tjerët. Unë nuk pretendoja të luaja 60-70 lojëra në vit, por vetëm doja të qëndroja në dispozicion.

Sidoqoftë, është më mirë të ndalesh se sa të qëndrosh pa u ngritur kurrë nga stoli. Spalletti është ai që më ka shtyrë më së shumti drejt këtij hapi”, – zbulon Totti.

Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, megjithatë, kurrë nuk mendoi të vazhdonte të luante diku tjetër: “Azi apo Amerikë? Do të kisha shkatërruar 25 vite karrierë. Gjithmonë kam thënë se do të vishja një fanellë të vetme”.

Dashuria e Romës ka qenë gjithmonë shumë e fortë dhe e vërtetë. Totti, pastaj, kujtohet edhe për një faull të vështirë, të kryer ndaj Balotellit, që i kushtoi atij dëbimin me të kuqe gjatë një finaleje të Kupës së Italisë, të luajtur mes Interit dhe Romës: “Ishte një finale ku më provokuan, më fyen mua dhe romakët. Ishte një sulm i vazhdueshëm.

Në fund, situata shpërtheu… Ishte një faull i tmerrshëm, vetëm për ta lënduar atë, por lojtarët e Interit nuk më sulmuan. Ndërsa po largohesha pas kartonit të kuq, Maicon më dha kurajo. Ndjenja është se edhe në mesin e shokëve të tij, Balotelli krijoi acarim”. /IndeksOnline/

Temat: