09:05 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Toure kryen testet mjekësore në Londër, por cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm

Agjenti i Yaya Toures ka konfirmuar se ish-anëtari i Manchester Cityt i ka kaluar testet mjekësore në Londër para transferimit te klubi i ri.

Toure është liruar nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar pas nëntë vitesh në ”Etihad Stadium”.

Disa klube kanë qenë të lidhura me transferimin e mesfushorit, dhe klubi i tij i ri do të bëhet i ditur shumë shpejt, transmeton IndeksOnline.

Agjenti i tij, Dimitri Seluk shkroi në Twitter: ”Yaya i ka kaluar testet mjekësore në Londër. Ai është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re”.

West Hami ka qenë më së shumti i lidhur me Touren, sidmos pas ardhjes së Manuel Pellegrit në klubin londinez.

Por, Seluk ka konfirmuar se West Hami nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

”Nuk është West Hami, 100%”, shtoi ai. ”Yaya është një kampion. Vendi i fundit nuk është për të”./IndeksOnline/

Temat: