14:09 / E Enjte, 27 Shkurt 2020

Toyota mund të ketë plane shumë speciale për modelin Supra

Aplikimi për një patentë, tregon për mundësitë e reja që mund t’i ketë ky model

Më nuk është sekret, se “Toyota” është përqendruar shumë te modeli i rikthyer “Supra”.

Divizioni TRD që merret me fuqizimin e veturave, deri tani ka punuar në “Tacoma”, “4Runner” dhe “Tundra” për të gjitha terrenet.

Gjatë javës së kaluar, i njëjti divizion ka aplikuar për një patentë, që përfshinë fuqizime të ndryshme në makinë, që pritet të shihen në një “Supra” të re shumë më speciale.

Si pjesë e planeve të reja, modelit “Supra” do t’i ndryshohet platforma gjë që do të ndikojë në rritjen e pezullimit dhe aerodinamikës, që ndikon në rritjen e përshpejtimit.

Brenda “Toyota Supras” të përditësuar për vitin që vjen, është motori me 3.0 litra nga “BMW+-ja, që prodhon 355 kuaj fuqi, ndërsa me ndryshimet e reja, mund të jetë edhe më e fuqishme.

Rrethanat e krijuara, lënë në kuptohet se “Toyota” që vazhdimisht po interesohet në rritjen e përformancës së veturave, derisa modelin “Supra” po e veçon gjithnjë e më shumë, do të bëjë që kjo veturë të vijë me mundësi shtesë shumë më të mira.