09:31 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Toyota” prezanton veturën e saj më të shitur, në Evropë

“Toyota” ka prezantuar Yaris-in e ri, i cili arrin në një platformë krejt të re, me një enterier të ri dhe njësi motorike.

Gjiganti japonez ka investuar shumë në vogëlushin e tij urban, i cili është modeli më i shitur i “Toyota”-s në Evropë.

Gjenerata e katërt u projektua në Evropë, me fokus klientët në “Kontinentin e vjetër” dhe do të vazhdojë të prodhohet në fabrikën Valenciennes në Francë.

Megjithatë, për herë të parë “Toyota” do të përdorë emrin “Yaris” globalisht, si me “Corolla”-n.

“Yaris”-i vjen me tri njësi me benzinë, të gjithë me tre cilindra. Modeli bazë është një njësi 1.0-litra me një transmetim manual me pesë shpejtësi.

Modeli 1,5 litra vjen me një manual automatik me gjashtë shpejtësi ose CVT më të vogël dhe ka edhe një njësi hibride. Modeli bazës, po ashtu ka agregat 1.5-litra që siguron 80 kuaj fuqi.