18:49 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Toyota RAV4 kryen testime të ashpra në poligon

Vazhdon testimet, megjithëse është crossoveri më i sigurt në rrugë

Kalimi në mes të koneve të poligonit, duhet të bëhet me kujdes të madhe dhe me shpejtësi jo të madhe, mirëpo ky rregull nuk vlen edhe te Toyota dhe mënyra si e testoi RAV4, e tregon këtë më së miri.

Derisa konsiderohet si crossoveri më i sigurt në rrugë, kjo makinë ka kryer testime shumë të ashpra në poligon, duke treguar shkathtësi shumë të madhe.

Sikur të lëvizte me kaq shpejtësi, nëpër hapësira kaq të ngushta dhe kthesa të mprehta, ndonjë makinë edhe mund të rrotullohej.

Mirëpo, njëjtë nuk i ndodhi edhe Toyota RAV4, që lëvizi me shumë shkathtësi nëpër shtigjet e caktuara, duke treguar precizitet shumë të mirë.