18:41 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

“T’q***** robt”, Sadiku shan shqip drejt stolit të Luganos

Armando Sadiku u kthye protagonist këtë fundjavë duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga një distancë e konsiderueshme në barazimin 1-1 të Luganos në fushën  e Baselit.

Sulmuesi elbasanas e nisi ndeshjen nga stoli, duke qenë se nuk preferohet si titullar nga trajneri Fabio Celestini. Gjithsesi fati ishte me të këtë herë sepse u dëmtua sulmuesi Bottani dhe vendi i takoi Sadikut të zbresë në fushë, në fillim të pjesës së dytë.

Në minutën e 67’-të sulmuesi 27 vjeçar shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij. Gjithsesi Sadiku nuk e ka festuar, por ka reaguar ashpër edhe ndaj përqafimit të shokut të skuadrës, duke e shtyrë fort tej tutje.

Sadiku është kthyer nga stoli i skuadrës së tij duke sharë fort në shqip, nuk dihet se ndaj kujt e ka pasur, por mund të jetë edhe një inat ndaj trajnerit zviceran që nuk e ka hedhur në fushë.