23:49 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

Tragjedi në Argjentinë, tifozi rrëzohet nga tribuna dhe gjen vdekjen

Ndeshja River Plate kundër Defensës u ndërpre pasi një tifoz u rrëzua nga tribuna duke humbur jetën.

Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të pasi tifozi u rrëzua dhe pati një rrëmujë në tribunë, ku njerëzit përpiqeshin të lajmëronin sigurinë.

Më pas ndeshja vazhdoi, por arbitri e ndërpreu përgjithmonë kur doli lajmi për vdekjen e tifozit.