20:50 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / MSH

Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë

Të paktën 45 emigrantë janë shpallur të humbur pas fundosjes së varkës me të cilën po udhëtonin në ujërat e Mesdheut në tentativë për të mbërritur në Europë.

Roja bregdetare italiane më herët gjatë kësaj jave nxori trupat e pajetë të 9 personave dhe shpëtoi 22 të tjerë, pas mbytjes së një tjetër varke. Të mbijetuarit u dërguan në Lampedusa, destinacioni i parë për shumë emigrantë që kërkojnë të arrijnë në Bashkimin Europian.

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Europë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.

Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar.