12:18 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Tragjedi për trajnerin e skuadrës gjermane, nga ndeshja menjëherë në spital

Koln dhe Duisburg barazuan me rezultat 4-4 në ndeshjen e prapambetur të Bundesliga 2 e cila u zhvillua të mërkurën në mbrëmje.

Pas kësaj ndeshje spektakulare, trajneri i Koln, Markus Anfang u njoftua se i ati i tij kishte pësuar infarkt dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai ishte në stadium duke shikuar ndeshjen kur ndodhi ngjarja, shkruan Indeksonline.

Trajneri me të përfunduar ndeshja udhëtoi në spital për t’i qëndruar afër të atit.

Menaxheri i klubit, Armin Veh, tha pas ndeshjes: “Klubi i uron trajnerit dhe familjes së tij të tregohet e fortë në këtë moment të vështirë dhe i uron babait të Markus shërim të shpejtë. Në një situatë të tillë futbolli është një çështje pa rëndësi, për ne ka vlerë vetëm shëndeti i babait të trajnerit“. /IndeksOnline/