19:25 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Tragjike: Pëson sulm kardiak gjatë ndeshjes dhe ndërron jetë

Futbollisti i Akanda FC Herman Tsinga ka kolapsuar në fushë duke ndërruar jetë, vetëm disa sekonda pasi mori pjesë në një duel në ajër për top.

Kjo ndodhi në një ndeshje të Ligës së Dytë në Gabon.

Ai u bart në mënyrë urgjente në spital, por atje u konfirmua që viktima kishte ndërruar jetë.

Mediumet në Afrikë, kanë raportuar që kjo ndodhi pas një sulmi kardiak që pësoi Tsinga.

Kjo është vdekja e shtatë në 12 vite në futbollin e Gabonit.