11:30 / E Enjte, 03 Mars 2022 / B O

Trajneri analizon lojën e Brojës: I pëlqen ta ketë rival West Hamin!

Southamptoni ka kaluar në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti West Ham United me rezultat 3-1 në “St Mary’s” të mërkurën.

“Saints” siguruan një vend në çerekfinalen e këtij kompeticioni me një fitore 3-1 kundër rivalëve të tyre në Premier Ligë, me golat e Romain Perraud, James Ward-Prowse dhe Armando Brojas.

Trajneri Ralph Hasenhuttl bëri nëntë ndryshime në skuadrën e tij për ndeshjen kundër “Hammers”, me vetëm Kyle ËWalker-Peters dhe Ward-Prowse që ruajtën vendet e tyre nga skuadra që mundi Norwichin 2-0 në “St Mary’s” të premten mbrëma, përcjellë KosovaPress.

Por skuadra shumë e ndryshuar e Hasenhuttlt performoi mirë kundër ekipit të David Moyes, me West Ham United që bëri vetëm dy ndryshime nga skuadra që mundi Wolves 1-0 në Premier Ligë të dielën.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u bë protagonistë duke fituar një penallti dhe duke shënuar golin e tretë në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe trajneri i Southamptonit deklaroi pas ndeshjes se ajo që bëri Broja është diçka që duhet pritur nga një lojtar që inkuadrohet nga pankina, pra që të ketë ndikim të menjëhershëm në lojë.

“Kjo është ajo që duhet të bëjë një zëvendësues. Inkuadrimi i tij duhet të ketë ndikim në lojë”

“Atij i pëlqen të luajë ndaj West Hamit dhe ishte i rrezikshëm edhe në ndeshjen tjetër ndaj tyre:, tha në fund Hasenhutt.