10:28 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Arsenalit tregohet i aftë, gjen problemin e Real Madridit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery beson se Real Madridi duhet ta gjejë balancën e skuadrës pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe ai është i bindur se Julen Lopetegui do ta drejtojë skuadrën drejt gjërave të mëdha.

Pavarsisht se gjiganti spanjoll dështoi ta sigurojë ndonjë fitore në katër ndeshjet e fundit, Emery është i bindur se skuadra do të reagojë pozitivisht së shpejti.

”Real Madridi duhet ta gjejë balancën pa Ronaldon dhe ata kanë nevojë për kohë që të adaptohen”, tha Emery, transmeton IndeksOnline.

”Megjithatë, unë mendoj se Lopetegui do ta gjejë këtë”.

”Jam i sigurt se golat për Real Madridin do të vijnë. Është i vështirë durimi në futboll”.

Këto deklarata, Emery i bëri në Kongresin Teknik të UEFA-s, ku ishte i ftuar./IndeksOnline/