17:02 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Drenicës tregon “çelësin” e suksesit

Drenica ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e xhoris së dhjetë të Superligës së Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Skenderaji, Tahir Lushtaku ka “fajësuar” fushën dhe mungesat e futbollistëve kryesorë në skuadrën kundërshtare ata që ia mundësuan fitoren

“Vijmë pas dy humbje dhe pas një pauze të mirëseardhur pasi që jemi përmirësua dhe solidu gjatë kësaj kohe”, ka thënë trajneri i skuadrës kuq e zi.

“Tereni është ai që na mundëson të bëjmë një lojë të mirë dhe ka qenë faktori kryesorë. Edhe mungesat e flamurtarit ishin faktor për këtë ndeshje”, shtoi Lushtaku pas ndeshejs.

“Na e bëmë lojën tonë me kundërsulme dhe mesfusha e fitoi ndeshjen. Dajaku, Elshani dhe Uka  janë duke zhvilluar një lojë shumë të mirë, mendoj se ne kemi luajt siç e kemi përgatitur dhe nuk do të kemi probleme edhe me skuadrat tjera”, ka thënë trajneri.

“Jemi të fokusuar të jemi në gjashtë pozitat e para, futbollit nuk i dihet pasi tri pikë mund të ngrihesh dhe me tri të humbura mund të biesh poshtë”, ka përfunduar Lushtaku. /Indeksonline/