Trajneri i Dritës i kënaqur me fitoren kundër Flamurtarit
Drita ka fituar si mysafir i Flamurtarit me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri i “Intelektualëve”, Shpetim Duro ka deklaruar se është i kënaqur me këtë fitore edhe pse ka thënë se mund ta mbyllte ndeshjen me herët.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por skuadra tregoi disiplinë në të gjitha aspektet, duke mos lejuar kundërshtarit asnjë rast për gjatë gjithë ndeshjes. Me pak kujdes mund edhe ta mbyllnim ndeshjen, por sidoqoftë jam shumë i kënaqur me një tjetër fitore në transfertë. Jam i kënaqur me gjithë skuadrën, pasi që lojtarët po zbatojnë me rigorizitet detyra të cilat ua jap unë. Çdo ditë që kalon i njoh edhe më mirë futbollistët dhe ata më njohin muaj se çfarë kërkoj nga ta në fushën e lojës, kështu që shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e radhës”, deklaroi Duro për “Super Sport Kosova”.