13:25 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

Trajneri i Gironas për përballjen ndaj Real Madridit: Një fitore në Bernabeu do ishte e jashtëzakonshme

Skuadra e Gironas do të luaj një ndeshje tejet të rëndësishme në La Liga gjatë këtij vikendi.

Vendi i dytë në tabelën e La Ligas do të përballet me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline

Trajneri i Gironas, Michel foli në konferencë për media dhe tha se mezi e pret këtë ndeshje dhe do të ishte e mrekullueshme nëse klubi i tij merr tri pikë.

“Në një nivel global do të ishte një shtysë e madhe, e jashtëzakonshme nëse marrim një fitore në Bernabeu. Por për të luftuar për titullin në La Liga na duhen së paku 90 pikë”, u shpreh Michel

Kujtojmë që Real Madrid dhe Girona nesër (e shtunë) do të luajnë ndeshjen e javës së 24-të në La Liga.

Girona është në pozitën e dytë me 56 pikë, kurse Real Madridi në pozitën e parë me 58 pikë./Indeksonline/