16:53 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Gjilanit befason me deklaratën pas ndeshjes

Llapi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës.

Trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti ka folur pas ndeshjes duke thënë se edhe përkundër lojës së mirë munguan rezultatet.

“Sot kemi luajtur më mirë, të shumtën e lojës e kemi luajtur atë që kam kërkuar”, ka thënë trajneri.

“Nuk janë lojtar që e ndjejnë njëri-tjetrin, kemi lojtar të mirë por jo të gjithë me karakteristika të mira. Në përgjithësi loja e sotme më jep shpresa që mund të bëjmë më mirë në ndeshjet e tjera”, ka shtuar Pajaziti.

“Llapi ka një skuadër cilësore dhe çdo aksion që iu vinte ata e shfrytëzuan dhe shënuan gol”, përfundoi Sadat Pajaziti. /IndeksOnline/