75 Mall Live Search
17:48 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Gjilanit flet pas fitores kundër Dritës

Gjilani ka mposhtur Dritën me rezultat 1-0 në derbin e anamoravës para një stadiumi të stërmbushur nga tifozët.

Kjo është fitorja e parë e “skifterave” pas pesë ndeshjesh pa fituar në derbi.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i skuadrës, Sadat Pajaziti i cili i ka komplimentuar futbollistët për diciplinën.

“Lujtëm një ndeshje shumë të disiplinuar, fitorja është për tifozët.  Do të jetë një motiv shtesë për ndeshjet tjera”, ka thënë trajneri i Gjilanit pas ndeshjes.

I pyetur për lojtarët e rinj që nuk kanë përvojë në këtë ndeshje ai është përgjigjur:

“Nuk kanë luajtur në derbi, por kanë luajtur ndeshje të madhe në vendet e tyre ose me skuadrat tjera. Mbrojtja e ka notën 10 për lojën në ajër. Vetëm duhet të mësojmë më shumë ta qarkullojmë topin për tu dhënë mundësi në krijimin e aksionëve të reja”, shtoi Pajaziti në intervistën për SS pas ndeshjes. /IndeksOnline/