23:08 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Kroacisë: Futbollistët e mijë nuk janë normal

Kroacia është në finale të Kupës së Botës pasi mposhtën Anglinë me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes gjysmëfinale, trajneri Zlatko Dalic ka folur për këtë arritje historike për Kombëtaren e tij, shkruan indeksonline.

“Urime për djemtë e mi, ata nuk janë normal. Unë nuk bëra asgjë, të gjithë atë e bënë djemtë e mi. Krejt është fantazi se si ata luftuan dhe se si ata kanë vrapuar. Në sajë të tifozëve tanë në mbarë botën, në Kroaci dhe Bosnje”, ka thënë Dalic.

“Ne po ecim ngadalë, nuk kemi ndaluar akoma. Kjo është për historinë. Ne qëndrojmë në Moskë dhe ne do të jemi kampion të Botës”, shtoi trajneri.

Kroacia në finale do të luaj kundër Francës që mbrëmë eliminoi Belgjikën. /IndeksOnline/