12:32 / E Diele, 14 Maj 2023 / Gj. Sh

Trajneri i Leeds flet pasi u sulmua nga një tifoz

Momente frike në ndeshjen Leeds United-Newcastle (2-2). Në një moment, një nga tifozët vendas ia doli t’i zinte forcat e sigurisë pa mendje, u fut në fushë dhe u turr drejt trajnerit kundërshtar.

Tifozi i Leeds United nisi të ofendonte Eddie Howe, të cilin e shtyu në një moment. Veprime për të cilat është përjashtuar përjetë nga stadiumet angleze, pasi në ishull nuk i tolerojnë aspak skena të tilla.

Trajneri i Newcastle u ndal pas ndeshjes tek episodi i hidhur, ku ndër të tjera tha: “Nuk mund t’i përsëris ato fjalë që më tha, por më bëri të mendoj: ‘Po sikur… ?’

Duhet të jemi më të kujdesshëm në lidhje me sigurinë në stadiume. Askush që përpiqet të argëtojë njerëzit nuk duhet të jetë në rrezik personal. Nuk kisha kohë të ndjeja frikë, thjesht ishte një skenë që më bëri të mendoj“, theksoi Howe.