08:54 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Conte thotë se do ta sjell Interin përsëri aty ku i takon

Emërimi si trajner i Interit e ka lumturuar shumë italianin, i cili ka thënë se është i emocionuar, ndërsa zgjedhjen e bërë për shkak të historisë së klubit.

“Një kapitull i ri në jetën time po fillon, jam shumë i emocionuar. Përmes punës sime, do të përpiqem të paguaj të gjithë besimin që Presidenti dhe drejtorët kanë vendosur në mua. Kam zgjedhur Interin për shkak të klubit që është, për shkak të bazës së shëndoshë të projektit dhe ambicies së tyre. Për shkak të historisë së Interit”, ka thënë Conte pas marrjes së drejtimit të Interit.

Ai shprehu bindje nga transparenca e klubit dhe dëshira për të sjellë Interin përsëri aty ku i takon.