22:15 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / Gjelbrim

Trajneri i Serbisë thoshte se do ta mposhtin Brazilin, çartet pas golit të Richarlison (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja mes Brazilit dhe Serbisë.

Kombëtarja nga Amerika Latine ka shkëlqyer duke triumfuar me rezultat 2 me 0.

Ishte një paraqitje fantastike në pjesën e dytë nga brazilianët, atje ku Richarlison ishte i jashtëzakonshëm duke realizar dy gola.

Kamerat e televizionit gjerman, ZDF kanë kapur momentin e reagimit të dy trajnerëve pas golave të shënuar. Trajneri serb, Dragan Stojkovic pati nxehtë pas golit të shënuar nga kundërshtarët, saqë e hoqi edhe ‘setrën’ e tij dhe tregoi nervozizëm.