23:29 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Suedisë vendos përfundimisht për Ibrahimovicin

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë për Suedinë në Kupën e Botës 2018 në Rusi, sipas trajnerit suedez Janne Andersson.

Në një intervistë të dhënë, 55 vjeçari ka bërë të ditur se futbollisti më i mirë në histori të Kombëtarës suedeze nuk është në planet e tij për Botërorin.

‘Ibrahimoviç i ka thënë jo ekipit kombëtar”, ka thënë Andersson.

“Ai nuk do të ishte në ekip pas kampionatit evropian, dhe e respektova vendimin e tij”.

‘Nëse e refuzove ekipin, unë nuk mendoj se duhet të kthehesh. Unë respektoj atë që ai tha dhe ata që thanë “po”.

‘[Ibrahimovic] nuk më ka thirrur, por ai definitivisht nuk është përfshirë në planet për Kupën e Botës “, përfundoi trajneri.

Ibrahimovic ka shprehur dëshirë që të rikthehet në ekipin Kombëtar të Suedisë, ku madje ka deklaruar se e gjitha varet nga dëshira e tij dhe jo nga vendimi i trajnerit. /IndeksOnline/