19:35 / E Hënë, 26 Tetor 2020

Trajneri i Werder Bremen: “Rashica ishte i lënduar për gjashtë javë, si po prisni që ai të rikthehet menjëherë në formë”

Trajner i Werder Bremen, Florian Kohfeldt i ka dal në mbrojtje lojtarit kosovar, Milot Rashica.

Ai ka marr kritika të shumta nga mediat në Gjermani për formën me të cilën po kalon, transmeton Indeksonline.

Kohfeldt ka thënë se Miloti ishte i lënduar për gjashtë javë dhe nuk mund të jetë në 100% e tij.

“Miloti nuk kishte asnjë përgatitje gjatë verës. Ai ishte i lënduar për gjashtë javë dhe nuk u stërvit me ekipin. Si është supozuar që ai të jetë gati menjëherë.”

“Qëllimi ynë është që ai të rikthehet sa më shpejtë në nivelin që ka qenë dhe që të mos kemi nevoj më ta diskutojmë se a duhet të jetë apo jo startues”, u shprehë trajneri i Bremen.

Këtë sezon, Rashica është paraqitur vetëm 25 minuta dhe në ndeshjen e fundit nuk u inkuadrua fare./Indeksonline/