12:29 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / C E

Trajneri i Zalgiris thumbon Ballkanin: Kishin probleme, pranuan gol nga një lojtar i shkurtër

Skuadra e Ballkanit e nisi mbrëmë aventurën në garat evropiane me barazim kundër Zalgiris.

Në kuadër të raundit të parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve, Ballkani barazoi si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Zalgiris me rezultat 1:1.

Tani, ndeshjen e mbrëmshme e ka analizuar trajneri i kampionit të Lituanisë, Vladimir Cheburin, i cili thumboi Ballkanin duke treguar problemet e tyre në skuadër, ndërsa shpreson në avantazhin e vendasit një javë më vonë.

“Folëm shumë për situata standarde, se kundërshtari ka probleme, nuk mbrojnë, nuk mbulojnë, vetëm hapësira. Topi erdhi, lojtari mori një pozicion. Lojtar i shkurtër, por e bëri mirë punën e tij”, tha Cheburin.

“Ndjemë mbështetjen e tifozëve tanë, edhe pse nuk kishte shumë në krahasim me vendasit. Ishte shumë mirë që ata e mbështetën ekipin. Shpresoj që shumë tifozë të na mbështesin në Vilnius që skuadra të ketë avantazhin e stadiumit vendas. Nëse luani në një stadium të mbushur plot, nuk e ndjeni avantazhin. Shpresojmë që të vijnë tifozët tanë, që kushtet e zakonshme të jenë të favorshme për ne në fushën tonë”, shtoi më tej trajneri i Zalgiris.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 12 korrik, ku skuadra e Ballkanit do të jetë në rolin e mysafirit në stadiumin “LFF” në Vilnius.